Rreth biznesit UTENSIL ALBANIA
Ofron
◼️ UTENSIL ALBANIA është partneri zyrtar në Shqipëri i kompanisë italiane prestigjioze UTENSILTECNICA Srl, e cila është e vendosur në Montegridolfo, Itali
Kompania UTENSILTECNICA Srl është e njohur globalisht për cilësinë dhe ekspertizën e saj në prodhimin e veglave të përpunimit, duke përfshirë freza, disqe, shabllona, sharra, pantograf dhe puntove për sistemet PVC, Alumin dhe Dru.
◼️ UTENSIL ALBANIA ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për industrinë e përpunimit të materialeve si druri, alumini, PVC, dhe materialet e tjera të ndërlikuara.
Si partner i drejtpërdrejtë i UTENSILTECNICA, UTENSIL ALBANIA sjell në tregun shqiptar teknologjinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare në veglat e përpunimit.
Produkte janë të çertifikuara dhe të testuara për performancë maksimale.
Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për nevojat e klientëve lokalë.
Mbështetje teknike dhe këshillim profesional për të gjitha projektet.
◼️ UTENSIL ALBANIA është adresa kryesore për bizneset dhe profesionistët shqiptarë që kërkojnë zgjidhje të avancuara për përpunimin e materialeve, duke ofruar cilësi italiane të kombinuar me mbështetje lokale të shkëlqyer.
🔻 Produktet kryesore që ne ofrojmë:
🔹 Freza për prerje dhe formësim të saktë.
🔹 Punto dhe shabllona
🔹 Disqe dhe sharra
🔹 Pantograf për gravura dhe prerje të detajuara
🔹 Aksesor nga industria e aluminit dhe PVC për prodhimin e dritareve, dyerve dhe strukturave të tjera.
🔹 Shabllona ngjitje jane pajisje ose modele që përdoren për ngjitjen e materialeve PVC. Këto ndihmojnë në aplikimin preciz të ngjitësve në sipërfaqe të PVC për ngjitje të përhershme ose të përkohshme.
🔹 Shabllona prerje jane modele të dizajnuara për të drejtuar mjetet prerëse gjatë prerjes së PVC. Këto shërbejnë për prerje të saktë dhe uniformitet në format dhe dimensionet e dëshiruara.
🔹 Freza është pajisje prerëse e posaçme për punime me PVC.
Freza shërben për formësim, prerje dhe përpunim preciz të materialeve PVC në projektet e ndërtimit ose prodhimit.
🔹Pastrues kënde PVC është pajisje që përdoret për pastrimin dhe përfundimin e këndeve të PVC. Siguron përfundime të pastra dhe precize në qoshet e materialeve të montuara PVC.
🔹 Disqe prerëse për sharra dhe freza me dimensione të ndryshme të përshtatura për PVC.
Shërbejnë për prerje dhe përpunim të PVC në madhësi dhe forma të ndryshme sipas kërkesave.
Disqe prerëse të projektuar për t'u montuar në sharra dhe freza.
Keto disqe shërbejnë për prerje precize të materialeve të ndryshme si PVC, alumin, dru, dhe materiale të tjera ndërtimi.
Dimensionet e ndryshme lejojnë përdorimin në projekte të vogla artizanale deri te punimet industriale.
🔹 Freza PCD për Alumin me Diamant të Polikristalizuar
Freza me teh të mbuluar me diamant të polikristalizuar, një material jashtëzakonisht i fortë dhe rezistent ndaj konsumit.
Shërben për prerje dhe përpunim të materialeve të aluminit me saktësi të lartë.
Ideal për aplikime industriale ku kërkohet jetëgjatësi dhe performancë e lartë në prerje.
🔹 Freza PCD për Dru me Diamant të Polikristalizuar
Freza të përforcuara me diamant të polikristalizuar për prerje të drurit të fortë dhe të përpunuar.
Shërben për projekte që kërkojnë një saktësi të lartë dhe jetëgjatësi maksimale.
Përdoret në industrinë e mobiljeve dhe në prodhimin e detajeve të ndërlikuara prej druri.
🔹 Freza HM për Alumin me Karbit të Fortë
Freza me teh të ndërtuar nga karbit i fortë (Hard Metal), një material që kombinon fortësinë dhe qëndrueshmërinë.
Shërben për prerje dhe përpunim të materialeve të aluminit me kosto më të ulët sesa PCD.
Përdoret zakonisht për projekte të vogla ose të mesme.
🔹 Freza HM për Dru me Karbit të Fortë
Freza me teh të bërë nga karbit i fortë, të përshtatshme për përpunimin e drurit.
Shërben për prerje dhe formësim të drurit në aplikime të ndryshme, nga punime artizanale deri te ato industriale.
Zgjedhja më ekonomike për prerje të sakta me jetëgjatësi të mirë.
📌 Adresa e biznesit: Via Ca Giorgino 2, 47837, Montegridolfo RN, Province of Rimini, Italy
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- UTENSIL ALBANIA
- M02122007B
- UTENSIL ALBANIA
- +355689096906
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- utensiltecnica.com
- Via Ca Giorgino 2, 47837, Montegridolfo RN, Italy
- Province of Rimini
- Diaspora
- 09:00 deri ne 20:00